Ish-Kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar takimin e tij të parë në terren me demokratët, në kuadër të aksionit të nisur për largimin e Lulzim Bashës nga kreu i Partisë Demokratike.
Takimi i parë u mbajt në Tiranë duke filluar nga ora 18:00. Në këtë takim Sali Berisha ka theksuar se do të mblidhen firmat e 1500 delegatëve demokratë dhe Kuvendi Kombëtar do të jetë ai që do të vendosë nëse duhet të përjashtohet nga PD ish-Kryeministri.
“Ke të drejtë, kjo foltore kërkon ndërgjegjësimin e çdo demokrati e demokrateje për situatën e krijuar, do mblidhen firmat e 1500 të delegatëve të Kuvendit Kombëtar, pas mbledhjes së firmave do thërrasim Kuvendin Kombëtar, çdo gjë do e zgjidhim në mënyrën më demokrate. Do kërkojmë që për vendimin që mori Basha të shprehet çdo demokrat në mbarë Shqipërinë. Nuk ka diskutim. Çfarë më thoshte një demokrat nga Poloska e Bilishtit, doktor më thoshte, që kur ka ardhur ky njeri na krijon vetëm plagë. unë do e nisja këtë lëvizje. çfarë do u thosha unë juve, se ai u votua. mos votoni kurrë humbës me motivin se është më i mirë se ai. humbësi nuk të çon në fitore, keshtu që hapi derën tjetrin. humbësi nuk të çon kurrë”, tha Berisha.
Nuk kanë munguar kritikat e Berishës për Lulzim Bashën, të cilin tashmë e quan ish-kryetar të Partisë Demokratike. Berisha tha se Basha duhej të kishte dhënë dorëheqjen me kohë pasi i ka sjellë PD-së vetëm humbje.
Për sa i përket mundësisë së rikthimit në krye të PD-së, Berisha nuk e përjashton si mundësi, pasi edhe ditën e sotme ai u shpreh se ndihet më i fortë se kurrë.
Në takimin e ditës së sotëm morën pjesë një sërë figurash të njohura të krahut të djathtë si Tritan Shehu, Aldo Bumçi, Bujar Nishani, Klevis Balliu, Julian Deda, Glauk Olldashi, Edi Paloka, Flamur Noka, Astrit Veliaj, Gent Strazimiri, Ftamir Merkoçi, Endira Bushati, etj. (Lexo edhe)
Teper e ngrohte ka qen pritja qe i kane ofruar te pranishmit ne salle, te cilet kane thirrur nder te tjera: “O Sali o hero, gjithe Shqiperia ty te do”.
(E.H/Faxweb.al)