Një ditë pas seancës maratonë dhe votimit të qeverisë së re, ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, ka shkuart në kryesinë e Kuvendit ku ka pasur një takim me kryeparlamentaren Lindita Nikolla.
Ky takim vjen në vazhdën e disa takime rradhazi që ambasadorja Yuri Kim po bën me personalitete të ndryshme të vendit, ndërsa kujtojmë që mëngjesin e ditës së sotme ishte takuar me 15 prokurorët e SPAK, nga ku deklaroi se pandëshkueshmëria kishte marrë fund.
Kim shkruan se ka uruar Nikollën për detyrën e re.
Postimi i Yuri Kim pas takimit:
Kënaqësi që të uroja Lindita Nikollën si kryetare e Kuvendit. Është mirë të shihet që Parlamenti është i plotë, me opozitën të pranishme për të folur hapur. Respektimi i diversitetit të pikëpamjeve, debati civil dhe bashkëpunimi aty ku është e mundur janë thelbësore për demokracinë dhe llogaridhënien para votuesve.
Kujtojmë se ditën e djeshme, Kuvendi njohu kërkesën e Bashës dhe emrat e propozuar nga ai në përbërje të grupit parlamentar demokrat, duke lënë kështu jashtë listës ish kryeministrin Sali Berisha.