Eshtë kthyer sezoni shkollor dhe në TikTok kjo do të thotë që studentët të vjedhin në mënyrë të pashpjegueshme gjithçka në ambientet e shkollës.
Trendi i fundit i TikTok po shkakton një dëmtim në shoqëri, ku po i nxisin nxënësit të grabisin çdo gjë të mundshme në shkollë, duke nisur nga sapunër, pajisjet e testimit të COVID, dezinfektuesi i duarve deri tek artikujt me vlerë të lartë si pajisjet teknologjike.
Deri të hënën u gjendën rreth 100,000 video të tilla, me më shumë se 175 milionë shikime. Aplikacioni i ndaloi duke bërë dhe thirrje që ky veprim të ndalojë sa më shpejt.
“Ne presim që komuniteti ynë të qëndrojë i sigurt dhe të ketë përgjegjësi. Ne nuk lejojmë përmbajtje që promovon ose mundëson aktivitete kriminale,”-tha një zëdhënës i TikTok për TechCrunch. “Ne po i heqim këto përmbajtje dhe po ridrejtojmë hashtags-at dhe rezultatet e kërkimit, për të dekurajuar një sjellje të tillë.”