Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ka mbajtur fjalën e saj në një orë të vonë të seancës parlamentare maratonë të mbajtur për votimin e qeverisë.
Në fjalimin e saj, duket se fakti që ka jetuar jashtë në një pjesë të mirë të kohës, ka bërë që të ketë vështirësi në shqiptimin e disa fjalëve gjuhën shqipe.
I tillë ka qenë edhe rasti i mëposhtëm ku deputetja u përpoq të thoshte diçka për fëmijët.
“Një proverbë e vjetër angleze thotë që fëmijët duhet të q…., jo të dëgjohen”– dëgjohet të thotë ministrja.
Kjo ka ngjallur edhe debate nëpër rrjete sociale, pas vështirësisë që ministrja ka për të shqiptuar fjalën e caktuar.