Pasi kryeministri i Kosovës Albin Kurti e ftoi kryeministrin Edi Rama për vizite, ky i fundit përmes një postimi në Twitter i ëshë përgjigjur se do të takohen sapo të kthehet nga Asambleja e OKB.
Rama shkruan po ashtu se do të nisin përgatitjet e Mbledhjes së Përbashkët dhe se me besim të plotë do behen pune te mira ne dobi të të dy vendeve.
Kujtojmë se ditën e vizites se Merkel në Tiranë, Rama deklaroi se Kosova nuk duhet të besonte konspiracionet sa i përket “Ballkanit të Hapur” dhe më pas Kurti tha per mediat se cdo shqiptar duhet te kontribuoje ne njohjen e shtetit dhe se ajo aleance ka prapaskena që përfshijnë Serbinë e Madhe.
Ndërkohë ditën e sotme ne letren drejtuar kryeministrit shqiptar Kurti e uron per mandatin e trete qeverises dhe e fton për vizitë në Kosovë.
Postimi i plotë:
Faleminderit
@albinkurti
! Patjetër do ta vizitoj me shumë kënaqësi Kosovën, me t’u kthyer nga Asambleja e OKB! Le t’ia nisim menjëherë me përgatitjen e Mbledhjes së Përbashkët. Uroj megjithë zemër dhe kam besim se do të bëjmë plot punë të mira në dobi të të dy shteteve tona??❤️??
(E.D/faxweb.al)