Sapo ka pëfunduar ceremonia e betimit të kabinetit të ri qeveritar “Rama 3” në Presidencë para presidentit Ilir Meta.
Menjëherë pas përfundimit të ceremonisë, janë drejtuar në godinën e kryeministrisë për të bërë mbledhjen e parë qeveritare që do të nisë në orën 10:30, ku pritet të ketë dhe një konferencë për mediat. Sapo kanë arritur në godinën e kryeministrisë bëhet fotoja zyrtare e kabinetit qeveritar, ndryshe nga herët e tjer ku fotoja bëhej në presidencë.
Të enjten presidenti Meta, bëri dekretimin e qeverisë Rama menjëherë pasi SPAK bëri me dije se asnjë nga ministrat e propozuar nuk kishte precedentë penalë.