Një 25 vjeçar është arrestuar në Korçë pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij 20 vjeçare. Shtetasi A.M është denincuar nga vetë bashkëjetuesja e tij dhe aktualisht ndodhet i burgosur.
Njoftmi i Plotë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 25 vjeç, banues në fshatin Zvirinë, Maliq, pasi në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij shtetases R. H., 20 vjeçe.