11 raste të vdekjes dhe 259 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.
Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë, përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
MSh’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 850 pacientëve dhe vaksinimin e mbi 18 mijë qytetarëve.
“Nga 6.630 testime, 259 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 11 raste të vdekjes. Sot janë shëruar 850 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 144.183. Në total numri i rasteve aktive është 11.862”, thuhet në njoftimin e MSH’së.