Një mbledhje e paprecedentë ka ndodhur mes grave dhe vajzave, punonjëse të Gjykatës së Elbasanit.
Kryetarja e komanduar e kësaj gjykate, Matilda Fetau, ka mbledhur në një takim të paprecedentë gratë dhe vajzat, punonjëse të gjykatës së Elbasanit, duke i kërkuar që secila prej tyre ti tregojë nëse është ngacmuar seksualisht njëherë të vetme nga gjyqtari Bujar Musta.
Ky i fundit, i cilësuar nga ish-kryeministri Sali Berisha si “Bujari i Zi i Drejtësisë”, mëngjesin e sotëm u shkarkua unanimisht nga Komisioni i Posaçëm i Kulifikimin, për shkak të shkeljeve të rënda në tre kriteret verifikuese.
Takimi është zhvilluar në prani edhe të gjyqtares Pajtime Fetahu dhe kryesekretares, Lindita Çela.
Por siç mëson “Ora News”, të gjitha vajzat e gratë të pranishme në këtë mbledhje, kanë mohuar se janë ngacmuar seksualisht.
Për të formalizuar pohimet e tyre, mësohet se punonjëset kanë firmosur dhe një peticion që hedhin poshtë çdo thashethem apo dyshim, se mund të jenë ngacmuar seksualisht nga gjyqtari gjatë aktivitetit të punës.
Mbledhja erdhi në një kohë kur Bujar Musta, hyri në seancë dëgjimi në Komisionin e Posaçëm të Kualifikimit.
Ndërsa ditën e sotme KPK vendosi të përjashtojë nga sistemi i Drejtësisë, Bujar Mustën.
Musta është një nga gjyqtarët më të debatuar në gjykatën e Elbasanit që çuan Sali Berishën ta etiketojë në një miting elektoral në Gramsh me nofkën “Bujari i Zi i Drejtësisë”.
Gjatë seancës dëgjimore në vetting, Bujar Musta u përball me shkelje të rënda në të tre kriteret e verifikimit, atë pasuror, profesional dhe integritetit të figurës.
Bujar Musta është shkarkuar më parë nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë për shkak të shkeljeve të rënda, ndërsa ka mundur të rikthehet në gjyqësor falë vendimeve gjyqësore.
Gjithashtu disa vite më vonë sërish KLD, ka vendosur për Bujar Mustën një masë disiplinore në dosjen e tij, “Paralajmërim për largim nga puna” dhe sërisht Musta ka mudur ta rrëzojë këtë masë nëpërmjet vendimeve gjyqësore.
Për një periudhë 6 mujore Bujar Musta ka drejtuar gjykatën e Elbasanit, por u shkarkua për shkak të skandaleve në vendimmarje, duke caktuar në vend të tij, gjyqtarin Arben Vrioni.