Deputetja e Partisë Demokratike, dhe njëherësh nëkryetare e kësaj force politike, Grida Duma, kujdeset shumë për pamjen e saj dhe gjithashtu bën ndryshime herë pas here.
Nga flokët e gjata me onde Grida ka zgjedhur për këtë fillim shtatori modelin “Bob”. Një prerje mesatare e cila për vitin 2021 është në modë dhe e kemi parë në shumë personazhe të huaj dhe shqiptarë. Ajo gjithashtu ka ndryshuar dhe ngjyrën e flokëve.
Sido që të jetë, Grida duket gjithnjë moderne dhe shumë e bukur, tashmë që ka marrë dhe detyrën e re të deputetes në Kuvend.