Modelja Ada Deda dhe njëkohësisht vajza e ish-deputetes së PD-së, Albina Deda, nuk e ka bërë kurrë publik identitetin e të dashurit të saj me të cilin ka thënë se është shumë e dashuruar.
.
Mirëpo, gjatë një bisede virtuale me ndjekësit në Instastory mbrëmjen e djeshme, Ada zbuloi se është kapur “mat” nga një ndjekëse me partnerin që ka në krah.
“Të pash më 11 kur po ikje në Barcelonë, ishim në të njëjtin avion. Ju të dy ishit shumë të lezetshëm”, i shkroi ndjekësja , e cila zbuloi gjithashtu se modelja i ka kaluar një pjesë të pushimeve verore me të dashurin.
“Faleminderit!”, u përgjigj shkurtimisht modelja, duke mos dhënë asnjë detaj tjetër, por duke pranuar se ka qenë duke udhëtuar me partnerin.
Gjatë një interviste të dhënë më parë, Deda tha se nuk do të dashurohej kurrë me një vlonjat, teksa shtoi se për të është “më mirë me një fukara se sa pa të dhe e pasur”.
“Unë nuk jam single por kam vendosur të mos bëj publike asgjë në rrjetet sociale sepse është më mirë. Larg syrit të keq, nuk jam dakord me femrat e showbizz që po shkojnë 30-40 vjeç dhe thonë nuk jam në lidhje, jam vetëm.
Tani e kuptojmë që jeni të famshme, por në momentin që mohon lidhjen me personin e zgjedhur do të thotë që po mohon edhe atë. Nuk është xheloz, jo fare,”– tha ajo e ftuar në emisionin “Glamour Zone” para disa muajsh.