Ka nisur protesta e qytetarëve në sheshin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë, kundër vaksinimit të detyrueshëm, e cila edhe sot do të jetë në formën e një marshimi. Një prej organizatorëve Altin Goxhaj tha se halli i vërtetë i qeverive në mbarë botën nuk ka qenë Covidi por vaksina.
“Fakti që këta duan ti bëjnë vaksinë fëmijëve dhe atyre që kanë kaluar Covidin, tregon që halli i tyre nuk ka qenë Covidi por vaksina. Nëse ne nuk arrijmë ti zgjojmë shqiptarët, atëherë duhet të bëhemi gati për gjëra të tmerrshme, që as në Bibël dhe as në Kuran nuk i kemi lexuar”, u shpreh Goxhaj, ndërkohë që pjesëmarrësit e tjerë bënë thirrje për vetëpërmbajtje.
“Bëhet fjalë për jetën tonë, mbi të gjitha për fëmijët, dhe kur bëhet fjalë për jetën, reagimi ynë nuk është më agresion, por është vetë mbrojtje, ruhuni nga provokimet dhe të jemi larg dhunës. Unë jam një si ju, nuk flas në emrin tim, dhe nuk ka nevojë për protagonizëm”, u shpreh një tjetër pjesëmarrës.
Alfred Çako tha se fuqia më e madhe e protestuesve janë numrat, dhe jo fjalimet.
“Të gjithë mendojmë që të marshojmë, fuqia jonë janë numrat, të bëjmë një marshim paqësor, kush ka interes të na bashkohen. Të bëjmë një marshim pa protagonizëm, frika e atyre nuk janë fjalimet tona, frika e tyre janë numrat tanë”, tha Çako, ndërkohë që në protestë ishte dhe pedagogia Ilirjana Kuçana e cila tha:
Unë nuk mund të pranoj që vajza ime të vaksinohet me detyrim, ashtu siç nuk mund të pranoj që studentët të vaksinohen me detyrim.
(E.K/Faxweb.al)