Pfizer-BioNTech tha të hënën se vaksina me dy doza KUNDËR Covid 19 ishte e sigurt dhe prodhoi antitrupa te fëmijët e moshave nga 5-11 vjeç.
Bazuar në të dhënat e mbledhura në një provë që përfshinte më shumë se 2,000 fëmijë, Pfizer dhe partneri i saj gjerman, BioNTech, thanë në një deklaratë për shtyp se vaksina ishte “e sigurt, e toleruar mirë dhe e efektshme në krijomin e antitrupave” për këtë grupmoshë. Derimë tani asnjë shtet nuk ka aprovuar ndonjë prej vaksinave për përdorim nga fëmijët nën 12 vjeç.
Fëmijëve që ishin pjesë e eksperimentit iu dhanë dy doza më të vogla të vaksinës sesa ato që u ishin dhënë njerëzve 12 vjeç e lart, sipas njoftimit. Kompanitë thanë se ajo prodhoi përgjigje antitrupash dhe efekte anësore, tek fëmijët që ishin të krahasueshme me ato që u panë në një studim të njerëzve 16-25 vjeç që morën dozën e plotë të vaksinës.
Më shumë se 466.5 milionë doza vaksine Covid janë dhënë në SHBA, sipas Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Vaksina e zhvilluar nga Pfizer-BioNTech është një nga tre në përdorim në SHBA, së bashku me Moderna dhe Johnson & Johnson.
Rreth 12.7 milion fëmijë nën moshën 18 vjeç, ose rreth 54 përqind e 12 deri në 17 vjeç, kanë marrë të paktën një dozë të një vaksine Covid, sipas një analize të Akademisë Amerikane të Pediatrisë të të dhënave të CDC që nga shtatori. 15
Pfizer-BioNTech tha se ata tani do t’i paraqesin të dhënat e tyre në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent. Ata gjithashtu po testojnë vaksinën tek fëmijët nën pesë vjeç dhe presin rezultate nga ai provë deri në fund të vitit.