Kur bëhet fjalë për arsimin, nuk ka vetëm dallime të mëdha në nivelet e arritjes në të gjithë botën, por edhe sasinë e burimeve të një vendi të cilat shpenzohen për investime në këtë sektor.
Sipas raportit të fundit të OECD -së , Norvegjia është një nga vendet që shpenzon pjesën më të madhe të buxhetit të saj në arsim, me 6.7 përqind. Në anën tjetër të shkallës së vendeve të analizuara, Rusia shpenzon vetëm 3.4 përqind.
Sipas raportit Norvegjia ndiqet nga Zelanda e Re, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
(E.D/faxweb.al)