21:42 | 23/05/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

“Nuk hyra si hajdut dhe nuk dola si hajdut”, Erion Braçe e mbyll zyrtarisht si zv/kryeministër, kush janë 5 gratë që i bëri falenderim të veçantë (Rrëzon përtokë karrigen)

16:13 | 20/09/2021
në Flash, Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
“Nuk hyra si hajdut dhe nuk dola si hajdut”, Erion Braçe e mbyll zyrtarisht si zv/kryeministër, kush janë 5 gratë që i bëri falenderim të veçantë (Rrëzon përtokë karrigen)

Erion Braçe nuk do të jetë më zv/Kryeministër i Shqipërisë që nga e premtja e shkuar. Për këtë post të rëndësishëm që mbajti për disa vite, Braçe ka bërë një dedikim në Facebook.

Braçe thotë se nuk ka hyrë si hajdut dhe as nuk po del si hajdut, duke theksuar se të vjedhësh apo jo është çështje vullneti.

Braçe ka një falenderim të veçantë për për 5 gratë dhe vajzat me të cilat ndau zyrën: Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;

Teksa i kërkon ndjesë kujtdo që u zhgënjye nga pritshmëritë, Braçe ka zgjedhur të ndajë një video nga zyra e tij në shtëpi ku shihen plot dedikime për Partinë Socialiste por vihet re dhe karrigia e rrëzuar, pra simboli për mbarimin e detyrës se zv/Kryeministër.

Postimi i plotë:

Te premten qe shkoi puna ime ne qeveri u mbyll; marredhenia e krijuar nga deshira per ti sherbyer njerezve ne ate nivel mbaroi;

Mbase edhe me heret, qyshkur u kufizua ne limitet e rutines qe here me ngjante me dezhurnin ne gjimnaz dhe, heren tjeter me detyrimin per te respektuar nje kod etike me marredhenie brenda.

Nje pervoje e cuditshme pushteti, pervoje karrigeje, e komplikuar, qe as e doja e as e kerkova-ma kerkuan, as e pranova si te tille e as me pranoi.

Por e vlefshme gjithesesi;

Nga jashte nuk do ta kisha njohur kurre deri ne detaje. Madje edhe veten, vene ne prove kush e di sa here nga dallimi mes asaj qe vjen si deshire, strukturohet si mendim, arrin ne veprim dhe tamam ketu behet i pamundur, madje edhe tjetersohet, shoqeruar nga pamundesia per te folur, spjeguar e mbrojtur publikisht-Kodi Etik.

Nje gje ja them kujtdo ama:

Pata lirine te kondershtoj, te them JO;

Kam votuar pro me bindje, kam firmosur po aq i bindur cdo vendim ne favor te se mires publike, ashtu sic kam firmosur formalisht, sipas ligjit per shkak te kryesimit te mbledhjes, shoqeruar me mendimin tim kundershtues ne perputhje me parimet e bindjet e mia;

NUK HYRA SI HAJDUT, NUK DOLA SI HAJDUT!

Ne 2 vite e gjysem kuptova qe e gjitha eshte ceshtje vullneti, te vjedhesh ose jo, te lejosh te vjedhin ose jo; patjeter ceshtje drejtesie.

SOT ESHTE NJE DITE TJETER, E RE AQ SA LEJON PERVOJA E GJATE NE KUVEND TE JETE E TILLE; POR JAM NE HABITATIN TIM AMA!

Sot eshte gjithashtu tamam dita qe te falenderoj 5 gra e vajza-zyra ime kaq ishte,

Ejanen, Elden, Ilven, Entelen, Klaudian;

Kane perballuar gjithcka, nga pergatitjet per mbledhjet e qeverise tek cdo proces ligjor e jo vetem ne administaten publike, sherbimet, integrimin, parandalimin e pastrimit te parase se zeze, zhvillimin territorial dhe kohezionin, objektivat e zhvillimit te qendrueshem, perdorimin e parase publike dhe rregullat e reja te prokurimit publik…

Ju jam shume mirenjohes per gjithe sherbimin tuaj politik, civil, profesional, konkret, te drejte e te ndershem!

Nderkohe, dua te falenderoj drejtuesit e agjencive te perfshira ne keto procese, Tanin per Fzhsh, Albanen per Dap, Lorinin per Adisa, Reiden per App, Elvisin per drejtorine e parandalimit te pastrimit te parave te pista;

SHUME FALEMINDERIT PER PUNEN, BASHKEPUNIMIN GJITHASHTU!

Nje falenderim te posacem kam per dy njerez me te cilet ndava ditet por edhe punet, mendimet dhe kundershtimet, Valin dhe Engjellin!

Koleget e mi ministra per gjithe cfare ndame e beme bashkerisht!

Ambasadoren Yuri Kim per nxitjen, mbeshtetjen, vleresimin; amabasadorin Luigi Soreca per bashkepunimin, koordinatorin e perherehem te Okb, drejtuesen e Undp, ambasadoret e Osce, ambasadoret e Italise, Gjermanise, Austrise, ambasadorin e Zvicres;

Ju jam shume mirenjohes per punen tuaj!

Erionin, Martinin e Arjanin qe ishin cdo dite me mua!

E di, ka plot njerez qe prisnin shume me teper nga une ne kete detyre;

Nje pjese te drejta, nje pjese edhe per shkak te mendimit se nje titull i tille eshte pushtet, fuqi pa kufi, madje duke cenuar kufijte e ligjit apo dikujt-institucion, tjeter.

E MUNDA TUNDIMIN TE ISHTE KESHTU E TE ISHA I TILLE!

Edhe pse shpesh doja ta beja krejt ndryshe, ne menyren time!

I kerkoj ndjese kujtdo qe u zhgenjye prej pritshmerive, por keto ishin mundesite.

Ne duam gjithcka, edhe une, por ligji dhe interesat e gjera e te perhapura, vendosin kufij te drejte ne nje ane dhe te padrejte ne anen perballe!

Keshtu, beteje eshte, vazhdon;

Nje dite tjeter, ne nje vend tjeter!

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Mark Marku dha dorëheqjen, Basha i beson postin e drejtuesit politik të Lezhës Agron Gjekmarkajt

Para

Ministria mer masa të reja, momenti kur Policia e Kosovës i heq targat një makine me regjistrim të Serbisë (FOTO)

Para
Ministria mer masa të reja, momenti kur Policia e Kosovës i heq targat një makine me regjistrim të Serbisë (FOTO)

Ministria mer masa të reja, momenti kur Policia e Kosovës i heq targat një makine me regjistrim të Serbisë (FOTO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Drogë, armë, kriptovaluta dhe mallra të falsifikuara, Europol arreston 270 persona nga disa vende të botës

Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

U arrestua në mega-operacionin ‘URA’, avokati Tragaj para GJKKO: Jam rëndë psikologjikisht, dua të jem pranë familjes!

Tetë persona të plagosur nga një sulm me thikë në Hamburg të Gjermanisë, disa në gjendje të rëndë

Elbasani i jep fund stërvitjeve, Gvozdenoviç u jep një muaj pushim lojtarëve

“Diskutimet tona me ta nuk po çojnë askund”, Trump propozon vendosjen e një tarife prej 50% nga 1 qershori për mallrat e BE-së

Gjykata bllokon vendimin e Trump për të ndaluar studentët e huaj të regjistrohen në Harvard

Gjermania forcon kthimin e migrantëve të paligjshëm! DW: Shtohen kontrollet në kufi, 3000 efektivë policie, përdoren helikopterë, dronë dhe kamera të imazheve termike

U shpall non grata nga SHBA: Edhe Franca e Gjermania, sanksione ndaj Milorad Dodik

Tiranë/ Bie nga kati i 3 i hotelit në Rinas, dërgohet në spital 2-vjeçari holandez

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.