Ministria e Shëndetësisë në Kosovë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 7 raste të vdekjes nga COVID-19.
Sipas njoftimit, 173 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, ndërsa 1 mijë e 434 janë shëruar.
Aktualisht në Kosova janë 7 mijë e 635 raste aktive me COVID-19, ndërsa vetëm gjatë ditës së fundit janë vaksinuar 17 mijë e 634 qytetarë.
Njoftimi i plotë:
21 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 17.643 doza të vaksinës kundër COVID-19.
- Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.193.786 doza të vaksinës.
- Deri më sot 453.760 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
- Nga 5.095 testime, 173 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
- Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 7 raste të vdekjes.
- Sot janë shëruar 1.434 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 148.781
- Në total numri i rasteve aktive është 7.635.