Një incident tragjik ka nddhur mesditën e sotme në qytetin e Vlorës, aty ku një 36 vjeçar ka humbur jetën në punë.
Shtetasi me inicialet M.B, ka humbur jetën pas një aksidenti teksa ngarkonte materiale në një automjet.
Njoftimi:
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 14:11, në fshatin Skrofotinë, dyshohet se duke ngarkuar materiale në një automjet, aksidentalisht është dëmtuar dhe si pasojë ka ndërruar jetë, shtetasi M. B., 36 vjeç.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)