Të ftuar në emisionin “Me Xhaxhiun” kanë qenë mbrëmjen e sotme doktoret Dritan Ulqinaku dhe Besnik Jakaj, të cilët kanë folur për imunitetin e tufës dhe studimin e Alademisë së Shkencave që flet për një përqindje të lartë të imunitetit natyral të arritur në Shqipëri.
Dritan Ulqinaku tha se ky studim i Akademisë së Shkencave nuk korrespondon me shifrat ditore.
“Sot që flasim vaksinimi me dy doza është 33% e popullatës. Studimet gjithmonë i vlerësoj, por jam skeptik sepse ka ca gjëra që nuk më shkojnë. Nëse do kishim një imunitet të arritur të gjetur nga Akademia e Shkencave, nuk korrespondojne me shifrat ditore. Ne kemi zhbvilluar një studim por për hir të partneritetin me OBSH studimi zgjatet me një vit, prandaj jemi të avazshtë nëdhënien e rezultateve paraprake. Mbështes imunitetin natyral dhe bie dakord me studimin e Izraelit. Të mos lançohej shumë ky imuniteti i gjetur nga Akademia e Shkencës”, tha ai.
Nga ana tjetër, aiaiiaiai u shpreh se imuniteti natyral është shumë më i fortë se vaksinat. Ai shtoi se Shqipëria ka kojuar vendet e tjera për sa i përket kërkesës për tampon në kufi pavarëisht imunitetit ndaj Covid.
“Unë e pashë me vëmendje. Nuk është bazuar në një studim ekzakt. Imuniteti i krijuar natyralisht është më i fortë. Kush është sjellja e të riinfektuarve të vaksinuar dhe kush është sjellja e tyre kur janë të shtruar. Jemi në një situatë kaotike globale. Kemi qenë që ditën e parë kur doli koronavirusi. Pse duhet të bëjmë vaksinën me detyrim. Të kemi imunitet natyral dhe të bëjmë dhe tamponin për të kaluar kufirin. Nuk po i bën vetëm Shqipëria, por ne jemi si majmun, kopjojmë gjithçka. ISHP të përpiqen dhe të bëjnë studim në lidhje me imunitetin organik”, theksoi ai.
(E.H/Faxweb.al)