Ndonëse akuzat kanë qenë të shpeshta që është bashkëpunëtor me George Soros, Kryemiministri Edi Rama ka vendosur t’i injorojë këto akuza dhe mbrëmjen e sotme ka postuar një foto me miliarderin.
Në një postim në Instagram, Rama e quan George Soros një mik të cmuar dhe një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i shoqërisë së hapur.
“Në Nju Jork me mikun e çmuar George Soros, një mendje e rrallë dhe një mbështetës i palëkundur i Shoqërisë së Hapur“, shkruan Rama.
Rikujtojme se George Soros eshte akuzuar shpeshhere per nderhyrje ne politikat e shteteve te ndryshme te botes. Nje nga akuzuesit me te medhenj te Edi Rames per bashkepunim me Soros eshte ish-kryeministri Berisha, i cili e sheh miliarderin si kryesori per idene e ndryshimit te kufijve ne Ballkan.
(E.H/Faxweb.al)