Një person i pajete eshte gjetur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Laç-Patok.
Sipas raportimeve të para te policise, personi mund te kete pesuar arrest kardiak. Behet fjale per nje person rreth 40 vjec ende te paidentifikuar. Policia dhe ambulanca ndodhen në vendngjarje.
Njoftimi:
“Tek Mbikalimi i Patokut , një shtetas ende i paidentifikuar, dyshohet që si pasojë e një arrsti kardiak ka humbur jetën.
Nga kqyrja paraprake nuk janë konstatuar dëmtime të tjera.
Grupi hetimor në vendngjarje punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.