Kryeministri Edi Rama ka njoftuar mbrëmjen e sotme se janë përzgjedhur 5 kompanite finaliste në total nga 17 që ishin në garë për ndërtimin e Portit të Durrësit.
Rama shkruan më tej se pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.
Njoftimi:
Porti i Ri i Durrësit
Drejt ndërtimit të Portit të Ri Tregtar të Durrësit në Porto Romano
Tre muaj pas çeljes së garës për detajimin inxhinierik të projektit, interesi ndërkombëtar mbresëlënës konfirmon Shqipërinë si një nyje logjistike dhe detare me potencial të jashtëzakonshëm
Nga 14 kompani pjesëmarrëse, u përzgjodhën 5 finalistë, lider në projektimin e porteve në Europë dhe më gjerë. Pasi fituesi të dorëzojë projektin ndërtimor final, do të ngrihet kantieri i ndërtimit në 2022.
(E.H/Faxweb.al)