Genc Deromemaj, kryetari i PD-së në Vlorë, ka deklaruar ditën e sotme se do t’i bashkohet takimit që do të mbajë ditën e nesrme ish-Kryeministri Berisha me demokratët e Vlorës.
“Ditën e shtunë më datë 25 shtator, ora 18:00, në Pallatin e Kulturës në Vlorë do mbahet “Foltorja: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”. Demokratë të Vlorës, si njëri prej jush, Ju Ftoj të merrni pjesë!”, shkruan Genc Deromemaj, kryetari i PD-së në Vlorë.
Nesër Berisha mban takimin e tretë në kuadër të iniciativës “Foltorja”. Dy takimet e para u mbajtën me demokratët e Tiranës dhe të Fierit.
(E.H/Faxweb.al)