Policia ka shpallur në kërkim Daniel Dushkun, i cili gjatë ditës së djeshme, në bashkëpinim me disa persona të tjerë morën peng të riun Kozak Braçi, i njohur ndryshe dhe si ”mbreti” i Instagramit.
Daniel Dushku është vëllai i Fabio Dushkut, i cili ndodhet në burgun e Koridhialos, me 3 burgime të përjetshme për vrasje dhe plagosje të shumta që kanë ndodhur në shtetin grek.
Daniel Dushku kishte mbërritur nga Greqia në Tiranë, për të marrë peng Braçin, pas ofendimeve që ky i fundit kishte bërë në mënyrë të vazhdueshme në rrjetet sociale për të vëllanë e tij.
Braçi ka dëshmuar në polici se personat që e morën peng me forcë në makinë nuk i njihte personalisht, por vetëm përmes rrjeteve sociale.
Fabio Dushku është një personazh i njohur, pasi edhe pse vuan dënimin me 3 burgime të përjetshme në Koridhialos, ai vazhdimisht ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave greke, pasi bënte ”zap” të burgosurit e tjerë. (Lexo ketu lajmin)
Kujtojmë se rreth dy javë më parë, Kozak Braçi denoncoi në polici për një shpërthim me lëndë plasëse, që sipas tij, ishte vënë në pallatin ku ai banon në Tiranë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim ndaj tij. Por, pas veprimeve hetimore rezultoi se nuk bëhej fjalë për shpërthim, por kishte qenë një kapsolle me lëndë piroteknike, e konfirmuar kjo edhe nga eksperti anti-eksploziv, dhe nuk kishte shkaktuar asnjë dëm material.
(E.K/Faxweb.al)