Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në mbledhjen e Asamblesë së OKB, ku Shqipëria do të jetë anëtare e përkohshme për 1 vit në Këshillin e Sigurimit. Gjatë fjalës së tij, Rama foli për sfidat që vendi kishte kaluar dhe ndër të tjera përmendi edhe krizën humanitare të ndodhur në Afganistan që prej rikthimit të destabilitetit në vend me ardhjen e talebanëve në pushtet.
Rama tha se strehimi që Shqipëria kishte bërë ndaj refugjatëve afganë ishte diçka që vinte si pasojë e një detyrimi moral pasi kohë më parë ne kemi qenë në vendin e tyre, në periudhën e eksodit të madh.
Kryeministri Edi Rama në mbledhjen e OKB
Ndërsa ngjarjet ndodhnin para syve tanë ne nuk mund të rrinim pa bërë asgjë. Në moment shumë të vështirë u hapëm dyert refugjatëve afganë. Treguam një humanizëm të vecantë. Mirëpritëm vëllezërtit tanë nga Kosova të cilët po iknin nga lufta. I detyrohemi afganëve sepse kemi detyrë morale të jemi të gatshëm për ata që janë në rrezik. U detyrohemi edhe fëmijëve tanë të cilët duhet të mësojnë edhe prej verpave. Duhet të dinë se ka edhe një kohë kur merr por edhe kohë kur jep.