Policia e Elbasanit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë 3 banorë të lagjes Emin Matraxhiu, për shkak se ditën e djeshme hoqën barrierat e vendosura në rrugë nga ARRSH.
Banorët u shprehën dje përmes protestës së tyre se vendosja e barrierave i detyron ata që të ecin për 4 km, në mënyrë që të dalin në qytet.
Banorët bllokuan dje në formë proteste aksin Librazhd-Elbasan, dhe kërkuar zgjidhje qoftë me një mbikalim apo nënkalim, që nuk i detyron ata që të ecin aq shumë të tu kthyer në banesat e tyre.
Në një moment banorët shkatërruan dhe barrierat e hekurit që ishin vendosur në rrugë, ndërkohë që ARRSH pretendon se kjo dalje është burim aksidentesh, dhe për këtë shkak duhej të bllokohej, pa menduar një zgjidhje që të lehtësojë dhe lëvizjen e më shumë se 1 mijë banorëve.
Njoftimi i policisë:
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, u proceduan penalisht në gjendje të lirë shtetasit: L.B., 50 vjeç, B.H., 58 vjeç dhe J.Xh., 46 vjeç, banues në Elbasan, pasi këto shtetasit në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, kanë penguar qarkullimin e mjeteve dhe kanë hequr barrjerat e rrugës të vendosur nga ARRSH-ja, duke i dëmtuar ato.
Vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë organizim të paligjshëm.
Matrialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Lexo lajmin: