Një ditë shumë e veçantë për Pep Guardiolën. Falë fitores kundër Chelseat, Manchester City është rikthyer në krye të Premier League dhe trajneri katalanas ka vendosur një tjetër rekord. Me 221 fitore ai u bë më i suksesshmi në historinë e Qytetarëve, duke tejkaluar Les McDowall, i cili arriti 220 në trembëdhjetë sezone.
“Jam shumë krenar – deklaroi Pep – Kjo periudhë, për të gjithë së bashku, është madhështore. Ne mund të humbasim lojëra, të humbim finale, por ne luajmë çdo ndeshje me guxim të jashtëzakonshëm. Shkojmë për të luajtur lojën tonë çdo herë dhe kjo më bën krenar”.