Një sherr ka ndodhur gjatë orëve të mbrëmjes në lagjen ’18 Shtatori’, shumë pranë Drejtorisë së Policisë në Gjirokastër.
Burimet kanë konfirmuar për Fax News se një i ri rreth 35 vjec, për shkak të këtij sherri ka ngelur i plagosur, pasi është qëlluar me levë dhe me thikë.
Menjëherë, i riu është transportuar në urgjencen e Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, ku po merr dhe ndihmën mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij konflikti dhe nëse autori është ndaluar.