Katër shtetas janë vënë në prangat e Policisë në orët e fundit në qarkun e Gjirokastrës për vepra të ndryshme penale.
Nazmi Veseli, 59 vjeç, banues në Durrës, u arrestua në Gjirokastër pasi u kap me 4 emigrantë të paligjshëm në automjetin e tij, të cilëve iu kishte premtuar kalim drejt vendeve të BE-së për shumën 500 euro secili.
Fredi Çuka, 45 vjeç, banues në fshatin Memaliaj u arrestua nga policia e Memaliajt pasi ishte shpallur në kërkim për zjarrëvënie.
Jorgen Mamillo, 28 vjeç, banues në Përmet, u kap nga Policia e Përmetit pasi i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 2, Tiranë për veprën penale “Përndjekje”.
Personi i katërt i arrestuar është një 19 vjeccar i quajtuar Panajot Vlashi, i cili akuzohet për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Njoftimi i plote i policise Gjirokaster:
Memaliaj/Vijon puna për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve.
Vihet në pranga një 45-vjeçar, i dyshuar si autori i dy rasteve të zjarrvënies në Memaliaj.
Në vijim të punës hetimore për zbulimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të autorëve të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasit F. Ç., 45 vjeç, banues në fshatin Memaliaj.
Shtetasi F. Ç. ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se është autor i zjarrëvënies në fshatin Memaliaj, në datën 24.09.2021, ku janë djegur një sipërfaqe të konsiderueshme pyjore me shkurre, si dhe një sipërfaqe toke me vreshta.
Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas është autor edhe i një rasti tjetër të zjarrvënies në datën 12.08.2021 në fshatin Memaliaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër apelon për të gjithë banorët, që në asnjë rast të mos shkaktojnë zjarrvënie, pasi do përballen me ligjin. Policia fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112 dhe Komisariatin Dixhital, për çdo rast të zjarrvënies apo të paligjshmërisë në tërësi, duke iu garantuar anonimatin dhe reagim të shpejtë e të paanshëm.
————-
Gjirokastër /Goditet një tjetër rast i dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Vihet në pranga një shtetas, që u kap duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt fitimit.
Sekuestrohen një automjet, një aparat celular dhe 500 euro.
Nga shërbimet e Qarkullimit Rrugor në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në DVP Gjirokastër, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit N. V., 59 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi N. V., u kap në aksin rrugor Kakavije-Gjirokastër, duke transportuar me automjetin tip “Volksëagen”, 4 emigrantë të paligjshëm nga vendet e treta, në drejtim të Tiranës, kundrejt fitimit 300 euro për person.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një automjet, një aparat celular dhe 500 euro.
Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
—————-
Përmet/Aksidentoi me automjet një kalimtar, arrestohet në flagrancë 19- vjeçari.
Shërbimet e seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin P. V., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi në hyrje të qytetit të Përmetit ky shtetas duke drejtuar automjetin tip “Volksëagen”, ka përplasur shtetasin A. Xh., 56 vjeç, banues në Përmet, i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës Tiranë.
Materialet në ngarkim të shtetasit P. V. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprime të mëtejshme.
——————–
Përmet/Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet bënë të mundur kapjen e shtetasit J. M., 28 vjeç, banues në Përmet, i cili ishte i shpallur në kërkim nga Komisariati Nr. 2, Tiranë për veprën penale “Përndjekje”.
Shtetasi J. M., iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit Nr. 2, Tiranë për veprime të mëtejshme.
(E.H/Faxweb.al)