Ambasada Amerikane në Shqipëri është tepër aktive në jetën jo vetëm politike, por në të gjitha fushat në vendin tonë.
Pas deklaratave të përditshme politike, ku shpesh nuk mungojnë as përplasjet me figura të caktuara, ditën e sotme, Ambasada amerikane në vendin tonë i ka shprehur urime Florian Markut, i cili u shpall kampion bote për peshat e lehta.
“Urime Florian Markut, Kampionit Shqiptar për peshat e lehta të Federatës Ndërkombëtare të Boksit! Ne në Ambasadën Amerikane dërgojmë urimet më të mira për kampionin e parë botëror shqiptar! Urime kampion!”, shkruan Ambasada amerikane.
Ditën e djeshme, Florian Marku fitoi titullin e tij të parë si Kampion Bote, duke mposhtur ukrainasin Maksim Prodan, pas 10 raundeve.
“The albanian king”, ky është momenti kur Florian Marku shpallet kampion (VIDEO)
(E.H/Faxweb.al)