Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka pritur në takim kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj, të paktën sipas pretendimeve të këtij të fundit.
Haradinaj shkruan në Facebook se kishte rënë dakord për t’u takuar me Kurtin në orën 9, por kur ka shkuar nuk e ka gjetur në zyre.
Postimi:
I jam përgjigjur kërkesës për takim me Kryeministrin në orën 9 dhe unë në këtë orë isha në zyrën e tij, por ai nuk ishte aty!
Takimi do të duhej të ishte informativ për situatën e sigurisë në veri.
Qëndrimi im për situatën në veri është i qartë dhe ai nuk ndryshon kurrë, pavarësisht nëse vjen kryeministri në takim apo jo!
Kosova duhet të mbrohet edhe me jetë.
Gjithmonë me mbrojtësit e Kosovës!
Unë kam qenë dhe jam në Kosovë dhe për Kosovën në çdo kohë dhe situatë.
Koordinimi me aleatët tanë duhet të jetë i përhershëm!
(E.H/Faxweb.al)