Gjykata ka marrë vendimin e arrestit me burg për 30 vjeçarin Fadil Likaj i cili 3 ditë më parë sulmoi dhe plagosi me armë zjarrin shtetasen 20 vjeçare Konstandina Zanaj e cila është studente në universitetin e Vlorës.
Shkak i konfliktit është bërë një zënkë mes dy pesonave të cilët kanë qenë çift dhe situata ka përshkallëzuar duke çuar deri në përdorimin e armës.
30 vjeçari akuzohet për vrasje të mbetur në tentativë ndaj 2 ose më shumë personave, armëmbajtje pa leje, prodhim dhe shitje të armëve luftarake. Ndërsa gjyqtari i çështjes ishte Enkel Peza dhe prokuror Kledian Llaho.