Drejtori i policisë Kriminale, Tonin Vocaj dhe drejtori i përgjithshëm i policisë së shtetit Ardi Veliu kanë mbërritur me urgjencë në Lezhë në vendin e ngjarjes ku mbeti i vrarë një efektiv policie në krye të deetyrës për të kontrolluar plantacione të kanabisit.
Vrasja e efektivit të krimeve të rënda ka tronditur vendin, teksa mësohet se 44 vjeçari Saimir Hoxha u qëllua me armë nga afër gjatë një operacioni që policia po zhvillonte pasi kishte marrë informacione se në një vendndodhje të caktuar kishte plantacione kanabisi.
Ndërkohë po punohet nga policia për kapjen e autorit të dyshuar Aldo Rama, 21 vjeç i cili ka pasur edhe precedentë të mëparshëm kriminalë duke u proceduar disa herë për kultivim narkotikësh.
Kush është oficeri i krimeve të rënda që u vra në krye të detyrës në Lezhë (FOTO)