06:27 | 30/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ekzekutoi Saimir Hoxhën me plumb në zemër, reagon Policia: Aldi Rama në gjendje të rëndë (VIDEO)

15:49 | 28/09/2021
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ekzekutoi Saimir Hoxhën me plumb në zemër, reagon Policia: Aldi Rama në gjendje të rëndë (VIDEO)

Aldi Rama ka tentuar të vetëvritet pasditen e sotme, në vendin ku fshihej pasi vrau oficerin e Policisë kriminale të Lezhës, Saimir Hoxha.

Pas disa orëve i rrethuar nga forcat RENEA dhe FNSH, 21 vjeçari ka qëlluar veten e tij me pistoletë TT, arma me të cilën dyshohet se vrau efektivin e policisë.

Ora 17:05 – 21 vjeçari mbërrin në urgjencën e Lezhës me barelë dhe i rrethuar nga policët! Raportohet se ka dëmtime të rënda në kokë.

Aldi Rama autor i vrasjes së nënkomisarit Saimir Hoxha ka mbërritur në urgjencën e spitalit rajonal Lezhë, pasi gjatë aksionit të policisë për kapjen e tij ai ka qëlluar edhe veten me armë. I riu është pa ndjenja dhe ka marrë plagë të shumta. Bluzat e bardha kanë ndërhyrë menjëherë për t’i dhënë ndihmën e parë por gjendja e tij është kritike. Autori ka dëmtime edhe në kokë.

Njoftimi i policise:

Lezhë/Informacion shtesë për arrestimin e autorit

Në lidhje me ndjekjen, lokalizmin dhe kapjen e autorit të vrasjes së oficerit të Policisë, forca të shumta të Policisë së Shtetit, prej disa orësh ndjekjeje me helikopter dhe nga toka, kanë bërë të mundur lokalizimin e autorit të ngjarjes, i cili ishte fshehur në zonën e kënetës në “Lagunen Vain”.

Forcat e Policisë kanë krijuar perimetrin e sigurisë dhe i kanë bërë thirrje autorit që të dorëzohej, por autori i ngjarjes, shtetasi Aldi Rama nuk i është përgjigjur thirrjes së Policisë për t’u dorëzuar, por është vetëplagosur me armën e tij. Aktualisht po transportohet nga forcat e Policisë për në spital, në gjendje kritike për jetën.

Në vendngjarje është sekuestruar arma e krimit dhe telefoni i tij celular.

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Lezhës mëngjesin e kësaj të marte, aty ku oficeri i policisë, Saimir Hoxha është ekzekutuar me plumb në zemër në momentin që i është afruar makinës së 21 vjeçarit Aldi Rama. Oficeri i policisë dhe kolegët e tij sapo kishin kryer një aksion të suksesshëm anti-kanabis, që u finalizua me asgjesimin e rreth 110 bimëve narkotike.

Më pas i njdjeri dhe dy policë të tjerë i janë afruar një makine të dyshimte pranë parcelës me kanabis. Policët në këtë moment dyshohet të kenë qenë pa fenelina në makinën e tyre dhe në momentin që i është afruar autorit të ngjajres, ky i fundit e ka qëlluar me plumb në zemër.

(E.H/Faxweb.al)

Pas

Detaje të reja nga ekzekutimi i oficerit të policisë në Lezhë: Efektivët lëviznin me makinë pa fenelina, sapo kishin asgjesuar mbi 100 rrënjë kanabis

Para

“Dua të hyj brenda me mamin”, e reja sulmon efektivin e policisë te Infektivi, të afërmit e pacientes tentojnë të hyjnë në spital (VIDEO)

Para
“Dua të hyj brenda me mamin”, e reja sulmon efektivin e policisë te Infektivi, të afërmit e pacientes tentojnë të hyjnë në spital (VIDEO)

"Dua të hyj brenda me mamin", e reja sulmon efektivin e policisë te Infektivi, të afërmit e pacientes tentojnë të hyjnë në spital (VIDEO)

Discussion about this post

 



Të Fundit

Interi i fiksuar pas Lookman, Atalanta reziston për sulmuesin

Gjenevë/ Spiropali në Konferencën e Kryetarëve të Parlamenteve të Unionit Ndërparlamentar, takime me homologët Klöckner dhe Ohana

Vrau katër persona në një kullë të Manhattanit, zbulohet arsyeja që shtyu 27-vjeçarin të kryente masakrën

Në pritje të ofertave, Chelsea i cakton çmimin Brojës. Ja sa kushton sulmuesi i kombëtares

Policia e Shtetit: A.(E) M. goditi Kryekomisarin Kondi dhe kërcënoi efektivët, pamjet në duart e AMP

Arrestohen 32 persona në Poloni për spiunim në favor të Rusisë

Maks kritikon FIA-n: Ndoshta është më mirë të mos të garojmë më në shi!

Ish-ushtari britanik ndan skenat kaotike dhe shqetësuese të civilëve që nxitojnë të mbledhin ndihma nga një vend shpërndarjeje në Gaza

Aksident në Lezhë, makina përplas fëmijën 10-vjeç me biçikletë

Izraeli: Plani i Britanisë së Madhe për të njohur Palestinën, shpërblim për Hamasin

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.