Është zbuluar shkaku i vdekjes së mësueses 46- vjecare në spitalin e Pogradecit mbrëmjen e djeshme. Burime pranë grupit të hetimit bëjnë me dije se Anila Bazelli ndërroi jetë për shkaqe kardiake.
I njëjti burim tha se kjo përgjigjie është dhënë nga ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore. Megjithatë zyrtarisht as familjarët por as shërbimi spitalor i Pogradecit nuk e ka një përgjigje të tillë. Pritet reagimi i mjekëve të Spitalit të Pogradecit.
Kujtojme se trupi i 46-vjecares u dërgua për autopsi menjëherë mbrëmë pas pretendimeve të familjarëve se vdekja iu shkaktua si pasojë e mjekimit të gabuar që i kishin dhënë stafi mjekësor.
Ekspertiza me kërkesë edhe të familjarëve u krye nga ekspertë të Tiranës.
(E.D/faxweb.al)