Ka folur për herë të parë nëna e 21 vjeçarit Aldi Rama i cili vrau ditën e djeshme nënkomisarin Saimir Hoxha dhe më pas ditën e sotme ndërroi jetë në spitalin e Traumës në Tiranë.
Nëna e 21 vjeçarit pohon se nuk kishte shumë konktakte me të dhe se nuk e dinte për përfshirjen e tij në veprimtari kriminale. Ajo u shpreh se që prej divorcit me të atin e Aldi Ramës, 21 vjeçarin e kishte lënë në shtëpinë e xhaxhait.
“Me djalin kisha pak kontakte, sepse pas divorcit ai qëndroi në shtëpinë e xhaxhait në Lezhë. Unë shumë pak takohesha me djalin dhe nuk isha në dijeni të asnjë aktiviteti kriminal. Ne jemi në zi, më ka humbur djali 21 vjeç. Jemi shumë të hidhëruar”, ka thënë e ëma.