Presidenti Ilir Meta ka akorduar ditën e sotme “Dekoratën e Artë të Shqiponjës” për nënkomisarin, Saimir Hoxha i cili u vra ditën e djeshme në krye të detyrës nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Nënkomisari është shpallur edhe Dëshmor i Atdheut. Ndërsa aktualisht po mbahen homazhet për Saimir Hoxhën ku kanë marrë pjesë drejtues të lartë të policisë, ëprfshirë edhe figura të larta politike, ndër to edhe presidenti Ilir Meta.
Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta i akordoi sot Dëshmorit të Atdheut, Saimir Hoxha (pas vdekjes) “Dekoratën e Artë të Shqiponjës”, me motivacionin:
“Për kontributin e dhënë në shërbim të Policisë së Shtetit, si dhe në vlerësim të trimërisë së treguar gjatë kryerjes së detyrës, duke mos kursyer as jetën e tij në luftën kundër krimit të organizuar për të garantuar rendin dhe sigurinë publike”