Një 29 vjeçar me inicialet A.K banues në Shupenzë është arrestuar nga policia e Bulqizës pasi përgjegjësi i zyrës arsimore në Bulqizë, shtetasi K.K 52 vjeç ka bërë nëj denoncim për pengmarrje.
29 vjeçari akuzohet se ka marrë peng në makinën e tij dhe i ka bërë presion përgjegjsit të zyrës arsimore në mënyrë që të rikthejë në vendin e punës familjarët e tij.
Njoftimi i Plotë
Bulqizë
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
Discussion about this post