Altin Hazizaj, nga qendra për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve, dhe psikologia Marsi Simo kanë qenë të ftuara ditën e sotme në emisionin “Me Xhaxhiun” në Fax News për të folur mbi raportin e publikuar nga INSTAT pak ditë më parë që tregojnë se mbi 97% e familjeve nuk mund të plotësonin normat minimale në veshje dhe në ushqim standard për fëmijët deri në 16 vjeç!
Altin Hazizaj u shpreh se në vitin 1946 Shqipëria ka qenë më mirë ekonomikisht sesa në ditët e sotme, duke shtuar se nuk e kupton si njerëz në qeveri rrinë si struci duke u fshehur dhe duke pretenduar se në Shqipëri ka kushte të barabarta.
“Jo për ironi, por Shqipëria e 46 ka qenë shumë më e mirë se ajo sot ekonomikisht. Ndonëse ka qenë pas lufte, ka pasur statistika më të mira ekonomike në disa aspekte, jo të gjitha. Ka qenë një tjetër lloj varfërie ajo. Puna jonë është që çdo ditë t’i dedikohet fëmijëve. Në këtë aspekt, nuk më surprizojnë shifrat, sesa më surprizon që ende ka njerëz në qeverinë e Shqipërisë që vazhdojnë të fshihen si struci dhe ende mendojnë se Shqipëria ësht ëvend me kushte të barabarta. Jemi e vetmja organizatë që kemi vendosur theksin te varfëria e fëmijeve dhe jemi fokusuar te pasojat që sjell varfëria. Një varfëri e fëmijëve është varfëri për ne të gjithë. Një familje që sot është në varfëri absolute, do të thotë se të gjithë paguajmë nga xhepi jonë kosto”, deklaroi ai.
Marsi Simo nga ana tjetër tha se ajo vetë edhe pse ka një rrogë mesatare, nuk arrin dot të plotësoje të gjitha kushtet që kërkohen për fëmijët.
“Duhet të kuptojmë standardet europiane që është bërë kjo matje. Edhe unë që kam një pagë mesatare, unë sërish e shikoj veten te mosplotësimi i 13 pikave,. Ne nuk kemi pjesën e kulturës së menazhimit të parave. Blerja e rrobave të reja të fëmijëve, sado që je me rrogë mesatare, rrobat e fëmijëve këtu kushtojnë sei në Europë. Siç mund të jetë përshembull vakti me mish. Apo siç është kursi i notës”, tha ajo.
(E.H/Faxweb.al)