Fax News ka siguruar disa intervista të shkurtëra me disa nga mbështetësit e Sali Berishës të cilët do të marrin pjesë sot në takimin e ish-Kryeministrit Berisha në kuadër të “Foltores”.
Një nga këta mbështetës kishte ardhur së bashku me një mikun e tij socialist. Duke folur për shpalljen non-grata të Berishës, ai deklaroi me ironi se ky vendim nuk i prish punë Berishës.
“Ktij mund të bësh se është socialist por ka ardhur. Ne nuk mbështesim zotin Berisha, ne mbështesim të drejtën. Sepse e shohim rrugën e shtrembër të Lulzim Bashës. Kaq. Saliu ka mbajtur gjithmonë të drejtën. A se nuk shkon Saliu në Amerikë hahaha, mos mër jahu. Edhe ai vetë duhet ta kishte shpallur këtë , nuk shkoj në Amerikë, dua drejtësi”, u shpreh ai.
Një tjetër demokrat tha se shpallja non-grata është lojë e Serbisë dhe Sorosit.
“Mbështes demokracinë. Shpallja non-grata është lojë. Serbia me Sorosin. Presim demokratizimin e partisë. Udhëheqësi aktual është ai që do partia. Unë dua atë që zbaton normat e demokracisë”, deklaroi ai.
Një tjeter ishte dhe më i ashpër, duke thënë se me këtë lëvizje shpreson që të zhduket Lulzim Basha dhe Edi Rama që sipas tij janë bashkë.
“Me zhduk Lul Bashën iher dhe Edi Ramën të dytin. Se janë bashkë ata të dy. Presim më të mirën. Shpallja non-grata është gabim i madh. Jam demokrat që kur është krijuar PD. Ma keq se me Lul Bashën nuk e kena parë ndonjëherë. Ishalla ja thyejmë qafën Lulzim Bashës”, theksoi ai.
(E.H/Faxweb.al)