Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Bledi Çuçi kanë mbajtur mëngjesin e ditës së sotme një ceremoni nderimi ndaj oficerit Saimir Hoxha të vrarë në krye të detyrës nga 21 vjeçari Aldi Rama.
Gjatë fjalës së tij Rama tha se shteti i kishte garantuar ndihmë ekonomike familjes së oficerit të vrarë dhe se nuk do ju mungonte asgjë përveç mugesës së Saimirit prezencën e të cilit, kryeministri tha se nuk e zëvendësonte dot askush.
Fjala e kryeministrit Edi Rama
Shumë të nderuar familjarë të Saimirit, shumë të nderuar miq dhe kolegë të tij, padyshim që ky është një moment jashtëzakonisht i rëndë për ju dhe në tërësi, është një moment aspak i lehtë për të gjithë bashkësinë tonë, pasi humbja e jetës në krye të detyrës të një punonjësi policie, është një humbje tragjike që shkon përtej familjes, dhe prek shpirtin e një shoqërie dhe të një vendi. Sot ne kemi këtu për të kryer ceremoninë e vendosjes së yllit të Saimirit në harkun e dëshmorëve të atdheut.
Nuk dua të zgjatem se ky shi që po bie rrëmbyshëm i thotë më mirë se të gjitha fjalët ndjenjat tona. Por ndjej një lehtësim kur mendoj se fëmijët e dëshmorit nuk do jenë vetëm dhe ne do përkujdesemi përta siç kemi nisur tashmë, deri kur ata të arrijnë moshën e pjesurisë.
Natyrisht që 170% e pagës së babait për fëmijën nuk thotë asgjë në raport me humbjen. Natyrisht që as ata 50 milionë lekë që ia akorduam familjes nuk thotë asgjë në raport me humbjen. Por është një lehtësim kur të mendoj se nuk do u mungojë asgjë përvec prezencës së babait që ne nuk e zëvendësojmë dot.