Në Kavajë është arrestuar shtetasi B.B 66 vjeç i cili ka shpërdoruar detyrën e tij si “Topograf” në njësinë administrative të Golemit.
Sipas informaioneve të bëra me dije nga policia, 66 vjeçari prej 3 vitesh shpërdoronte detyrën e tij duke dëmtuar një grup qytetarësh me vendimet që merrte.
Njoftimi i Plotë:
Më datë 29.09.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin B. B, 66 vjeç, me detyrë Topograf i Njësisë Administrative Golem, Kavajë, sepse në harkun kohor të viteve 2018-2021 dyshohet se ka shpërdoruar me detyrën në dëm të disa shtetasve në njësinë administrative ku punon.