Viktimat e Masakrës së Rrezallës të zhvarrosura nga varreza masive në Kizhevak, Serbi, do të riatdhesohen sot në Republikën e Kosovës.
Lajmi ëhstë konfirmuar nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur, ndërsa riatdhesimi i mbetjeve mortore të viktimave do të realizohet në bashkëpunim dhe prëkrahjen e familjeve, Institutit të Mjekësisë Ligjore, Policisë së Kosovës – Sektorit për Krime Lufte , Ministrisë së Mbrojtjes dhe Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq.
“Komisioni Qeveritar i Republikës së Kosovës për Persona të Zhdukur, në koordinim me familjet, në vazhdimësi ka kërkuar që riatdhesimi i këtyre eshtrave të ndodhë sa më parë. Bazuar në raportet e identifikimit, eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak iu përkasin shtatë identifikimeve të reja të nga masakra e Rrezallës si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë, të Rashkës, Serbi”, thuhet në njoftimin e Komisionit.
Para arkivoleve të viktimave të masakrës së Rezallës, të zhvarrosura nga varrezat masive në Kizhevak të Serbisë sot në pikën kufitare në Merdare do të bëjë homazhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.