Goditen 2 raste të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit.
Vihen në pranga 2 shtetas që u kapen nga shërbimet e Policisë, duke transportuar 13 emigrantë të paligjshëm të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Shërbimet e Njësisë së Autostradës Milot-Morinë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Mirditë dhe strukturat e DVP Lezhë, në zbatim të planit të masave për të parandaluar dhe goditur aktivitetin e paligjshëm të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufijve dhe tranzitimin e tyre në territorin shqiptar, me destinacion vendet e BE-së, pas informacioneve të marra në rrugë policore se në automjetet tip “ Volkswagen ” dhe “Citroen” po transportoheshin emigrantë të paligjshëm drejt Kosovës, organizuan punën për lokalizimin dhe ndalimin e mjeteve. Si rezultat u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
F.Gj., 30 vjeç, banues në Fushë Krujë dhe A.B., 33 vjeç, banues në Durrës.
Këta shtetas, janë kapur në kushtet e flagrancës nga shërbimet e Njësisë Operacionale të Autostradës Milot-Morinë, në Skuraj, Kurbin dhe Munaz, Mirditë duke transportuar me automjetet e tyre “Volkswagen ” dhe ” Citroen”, 13 emigrantë të paligjshëm, të cilëve iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së, kundrejt pagesës.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.