Gjatë konferencës së përbashkët mes zv. kryeministrit Arben Ahmetaj dhe ministres së Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj, kjo e fundit është pyetur në lidhje me reformën e fiskalizimit, duke ngritur shqetësimin se bizneset nuk po lëshonin më fatura tatimore pasi deri në vtin tjetër nuk do vendosen gjoba ndëshkuese ndaj tyre.
Ministrja u përgjigj se diçka e tillë nuk i rezultonte në regjistrat tatimorë pasi sipas saj të ardhurat në arkën e shtetit si pasojë e fiskalizimit kishin qenë më të larta. Më tej ajo shtoi se kontrollet në terren vazhdonin dhe se reforma e fiskalizimit do të ndihmonte në uljen e evazionit.
Gazetarja: Evazioni Fiskal, Ka biznese që nuk po lëshojnë më as fatura dhe kupon duke qenë se nuk do ketë gjoba deri vitin e ardhshëm.
Ministrja e Financave dhe Ekonomis, Delina Ibrahimaj
Është e vërtetë që qeveria mori nismë për të falur gjobat sa i përket fiskalizimit. Bizneset janë të detyruara të lëshojnë një faturë tatimore në rastin e biznesit të madh apo të vogël. Dukuria që ju më thoni nuk më rezulton, ne po marrim aksione në terren dhe të ardhurat e qarkullimit nuk e reflektojnë këtë tendencë që ju po e thoni. Të ardhurat kanë qenë më të larta.
Reforma e fiskalizimit do japi efektin e saj në uljen e evazionit pasi synon të ketë konktroll më të mirë të transaksioneve. Do vijojmë të mbajmë në kujdes ecurinë e kësaj reforme.