Pasi flakët dogjën fushën e mbetjeve në Lagjen Kushtrimi në Vlorë, banorët shprehen për Fax News se zjarri nuk është problemi i vetëm tashmë pasi e gjitha zona ishte mbuluar nga mbetjet dhe rruga e pashtruar krijonte shumë pluhur.
Ata thanë se është bërë thuajse e pamundur të jetosh në atë lagje dhe askush nuk po jep përgjigjie nga Bashkia për zgjidhjen e situatës.
“Njerëzit një të kaluar e hedhin qesen në mënyrë të papërgjegjshme. Sot në mëngjes u zgjova dhe pashë që ishte djeg e gjithë fusha, tymi kanceroz, asnjëri nuk po zgjidh këtë situatë. Kam shumë frikë nga sëmundjet, kam menduar të iki po skam ca bëj. Tymi i madh na mbyti”– u shpreh një nga banoret.
“Shteti a nuk ka lekë ta shtroje këtë rrugën? Këtu nuk rrihet me këto mbeturina, rruga, pluhuri, tani dhe zjarri. U trazua vendi, dëm është për të gjithë, ne jemi jashtë listës, nuk pyet kush për ne.
Shqipëria është bërë për ibret nga të gjitha krahët, le të jenë mirë qeveritarët“- tha një i moshuar i zonës.
(E.D/faxweb.al)