Një ngjarje e rëndë ka tronditur Elbasanin pasi raportohet për vdekjen e kryekamarierit të një restoranti në pronësi të Gjergj Lucës.
Ngjarja ka ndodhur ditë më parë, ku klienti Erjon Llapushi është paraqitur në lokal dhe ka kërkuar të ulet në një tavolinë sipas dëshirës së tij. Mirëpo kryekamarieri , Gazment Kurmaku i ka bërë me dije se tavolina e zgjedhur nga Llapushi ishte e rezervuar dhe se duhet të zgjidhte një tjetër.
Kjo si duket nuk i ka pëlqyer 53 vjeçarit Erjon Llapushi i cili e ka goditur kryekamarierin me sende të forta duke e lënë në gjendje të rëndë në vdekje klinike në spitalin e Elbasanit.
Ndërsa ngjarja është bërë e ditur disa ditë më parë nga Fax News, ku raportohej se kryekamerieri ndodhej në një vdekje klinike, mbrëmjen e sotme ka mbërritur lajmi për vdekjen e tij. Ndërkohë autori Erjon Llapushi vijon të jetë ende i lirë.
Nga një survejim i bërë në rrjetin e tij social, Llapushi shfaqet si një besimtar i rregullt dhe praktikues i fesë islame.