I menjëhershëm ka qenë reagimi i kreut të PD-së, Lulzim Basha, pasi Kryeministri Edi Rama prezantoi pasditen e sotme planin me 3 pika të qeverisë për daljen nga kriza e furnizimit të energjisë elektrike. (Lexo ketu)
Basha akuzoi Kryeministrin se ka shpikur krizën për të fshehur vjedhjen e bërë, duke mos kursyer sulmet edhe ndaj OSHEE.
Kryedemokrati madje i kthehet dhe tërmetit dhe pandemisë, duke e akuzuar Ramën se po fsheh vjedhjet e bëra njësoj sicc bëri në dy krizat e mëparshme.
“Krizë” për të fshehur vjedhjen: Thjesht po fsheh vjedhjen e radhës përmes OSHEE duke e justifikuar me “krizë”. Njësoj siç bëri me tenderat sekretë gjatë pandemisë. Njësoj siç bëri me tenderat e ushqimeve për familjet e goditura nga tërmeti”, shkruan Basha.
Ditën e sotme, kryeministri Rama deklaroi se qeveria ka një plan me 3 pika për daljen nga pika që përfshin mosndërprerjen e energjisë; jo rritje të ccmimit për familjet dhe biznesin e vogël; dhe krijimin e një fondi likuid që do menaxhohet nga OSHEE për të zbatuar dy pikat e para.
(E.H/Faxweb.al)