Ditën e sotme u bë publik rasti i ndarjes së futbollistit të famshëm argjentinas, Mauro Icardi nga e dashura e tij, Wanda Nara. Divorci i papritur mes Wanda Nara-s dhe Mauro Icardit duket se do të ketë shumë pasoja. Sulmuesi argjentinas është prekur nga situata dhe ditën e sotme, lojtari nuk është shfaqur në stërvitje.
Sipas L’Equipe, Mauro Icardi ka shfaqur probleme mendore pas këtij divorci, që ka ardhur si rrufe në qiell të hapur për lojtarin. Sulmuesi mungoi në stërvitjen e PSG këtë të dielë në mëngjes, vetëm dy ditë para se skuadra e tij të përballet me Leipzig në raundin e tretë të Champions League.
Wanda duket kështu se është larguar tashmë nga Parisi së bashku me fëmijët, pas thyerjes së raportit, e dëshmuar në rrjetet sociale, me burrin e saj Mauro, i cili dyshohet se e tradhtoi me aktoren argjentinase, Eugenia Suarez.