Një aksion i policisë italiane ka shkatërruar një grup shqiptarësh dhe italianësh të cilët shfrytëzonin për prostitucion vajzat shqiptare në Bologna. 11 persona janë arrestuar pas hetimit që ka zgjatur 1 vit.
Grupi i vajzave shqiptare detyrohej të prostituonte në Via Emilia, Anzola dhe Valsamoggia. Anëtarët e grupit zotëronin disa apartamente në qendër të Bologna, në të cilat vajzat shkonin me klientët.
Të arrestuarit akuzohen për rrëmbim, shfrytëzim prostitucioni, dhunë seksuale, përndjekje. Tre apartamente në qendër të qytetit u konfiskuan. Gjithashtu u sekuestruan shuma të mëdha parash, celularë dhe sende të tjera.
Emrat e personave të arrestuar nuk janë bërë të ditur.
Ndërkohë që detaje të tjera për këtë aksion pritet të publikohen në vijim nga Policia e Bologna.