Bashkimi Europian ka reaguar lidhur me zgjedhjet lokale të mbajtura në Kosovë të dielën. Vlerësimi i dhënë ishte pozitiv por përjashtoheshin vetëm komunat serbe.
Në reagimin e BE thuhet se Kosova kishte treguar një demokraci të lartë gjatë zgjedhjeve të fundit lokale.
Në një konferencë për media u tha se probleme ka pasur kryesisht në veri të vendit.
Shefi i misionit të Bashkimit Evropian për vëzhgimin e zgjedhjeve lokale, Lukas Mandl, tha se ndër kritikat kryesore është mos transparenca e financimit të fushatës.
“Zgjedhjet kanë qenë të organizuara mirë dhe janë respektuar të drejtat gjatë fushatës. Në veri konkurrenca ka qenë e kufizuar. Financimi i fushatës nuk ishte transparent…. Janë vërejtur disa raste të votimit të asistuar dhe problemeve me afatin e dokumenteve….Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, është shprehur Mandl.
Telashet dhe shkeljet që ky mision ka vënë re, kanë qenë kryesisht të lidhura me pjesën veriore të Kosovës.
“Kemi parë që Lista Serbe ka monopolizuar jetën politike të serbëve të Kosovës. Ka pasur raste të kërcënimit dhe presioneve nga kandidatët e Listës Serbe”, ka thënë ai.